Lajme

Kishte fshehur 17 mijë euro të padeklaruara në xhup, e pëson turku në Kapshticë

Sekuestrohen 17 000 euro të padeklaruara në pikën kufitare të Kapshticës.

Policia bën me dijer se gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin turk S. A., 56 vjeç, u gjetën në çantën e dorës dhe në xhup shuma e parave të fshehura.

Tashmë shtetasi turk akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Njoftimi i Policisë:

Kapshticë/Policia Kufitare godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 17 000 euro të padeklaruara. Procedohet penalisht poseduesi.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një automjet kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin turk S. A., 56 vjeç, banues në Adapazar, Turqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 56-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, 17.000 euro të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close