Lajme

Kishte fshehur drogë në bagazhin e makinës, policia gjermane arreston 23-vjeçarin shqiptar

Policia gjermane ka arrestuar një 23-vjeçar shqiptar, pasi është kapur me marijuanë në bagazhin e makinës.

I riu shqiptar u arrestua pas një kontrolli nga oficerët e policisë, ku zbuluan dhe sekuestruan 3.5 kg marijuanë. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, makina e drejtuar nga shqiptari tërhoqi vëmendjen e efektivëve për shkak të shpejtësisë në një zonë kantieri.

Aktualisht, i riu shqiptar ndodhet në paraburgimin e Bremenit, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia gjermane.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close