Categories Lajme

Kishte fshehur kokainë në bidenë e banjos, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij në Rimini i është gjetur gati 1 kg kokainë.

Sipas mediave vendase, 26-vjeçari shqiptar ishte nën vëzhgimin e policisë prej disa kohësh për shkak të lëzijeve të dyshimta të tij dhe disa informacioneve të marra në rrugë informative. Mëngjesin e 10 gushtit policia e Riminit rrethoi shtëpinë e tij, për të parandaluar arratisjen apo fshehjen e drogës, duke simuluar një kontroll nga zyra e emigracionit.

Ata hynë brenda për të kryer një kontroll në shtëpi dhe brenda një grope poshtë bidesë në banjo gjetën 302.37 g kokainë të ndarë në copa të shumta me peshë të ndryshme, një shufër precize dhe 5685 € në para. Në sajë të informacionit të parë të mbledhur, më pas, u identifikua një dhomë magazinimi brenda së cilës, pasi u hap dera me forcë, u gjet 745,49 g kokainë, lëndë prerëse, material për paketimin e dozave dhe një makinë për paketimin me vakum. Me urdhër të prokurorit, shqiptari u dërgua në burgun lokal në pritje të gjykimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME