Categories Lajme

Kishte hapur kopsht privat, por pa licensë, kapet “mat” 46-vjeçarja në Fier

Policia e Fierit ka proceduar penalisht një 46 vjeçare e cila kishte hapur një kopsht privat, por nuk ishte pajisur me licensën përkatëse, duke fshehur të ardhurat dhe duke iu shmangur detyrimeve tatimore.

Ky është rasti i tretë i kësaj veprimtarie të paligjshme që goditen në kë qytetet.

Njoftimi i plotë: Fier Finalizohet operacioni policor “Informaliteti 3”, për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit në kopshte, pa licencën përkatëse.

Goditet brenda një jave, rasti i tretë i kësaj veprimtarie të paligjshme.

Procedohet penalisht pronarja e kopshtit privat, që ushtronte aktivitetin pa licencë, në Fier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasen E. K., 46 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Daullas, në subjektin në pronësi të saj (kopsht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME