Categories Lajme

“Kishte katër ditë që nuk hante prej provimit”, çfarë tha i ati për Adelën

Opinioni publik është tronditur dy ditët e fundit pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Rrëshen ku një student 23-vjeçare, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i fundit i pallatit të saj. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së enjtes, ndërsa vajza quhet  Adela Gjoka. Ajo ka humbur menjëherë jetën nga plagët e marra, pavarësisht tentativës së fqinjëve për t’i dhënë ndihmën e parë.

Sipas burimeve, kur ka ndërmarrë aktin ekstrem, e reja ka qenë vetëm me gjyshin e moshuar në banesë, pasi dy prindërit ishin në punë. Studentja ka hyrë në tualet duke e mbyllur derën me çelës dhe më pas ka lidhur sytë me një shami e është hedhur nga dritarja. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë dalë jashtë dhe parë trupin e gjakosur të vajzës.

Sipas dëshmisë së babait të vajzës, 23- vjeçarja ka qenë studente në degën e Inxhinierisë dhe kishte vetëm 2 provime të mbartura për t’u diplomuar. Fakti që nuk ka arritur t’i marrë këto provime e kishte shqetësuar shumë vajzën gjatë kohëve të fundit. Madje, gjatë 4 ditëve të fundit ajo ka qenë shumë e stresuar dhe nuk ka konsumuar as ushqim.

Kjo situatë i kishte shqetësuar familjarët, të cilët gjatë ditës së enjte e kanë dërguar vajzën në urgjencën e spitalit për mjekim, por ajo nuk ka pranuar të marrë as serumin dhe së bashku me të atin është rikthyer në banesë.

Sapo prindërit janë larguar nga shtëpia, ajo i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 11-të i pallatit. Ngjarja ka tronditur të gjithë qytetin e vogël të Rrëshenit, pasi 23-vjeçarja njihej si vajzë e qetë dhe mjaft kërkuese për të ardhmen e saj, por që fundi rezultoi tragjik. Nga ana tjetër, familja ishte në vështirësi ekonomike, duke sakrifikuar për të shkolluar 23-vjeçaren, e cila ishte vajza e vetme e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME