Categories Lajme

Kishte kthyer qendrën e masazhit në “çerdhe” prostitucioni, kush është menaxheri 28-vjeçar?

Tashmë është kthyer në një skemë të njohur rekrutimi i vajzave nëpër qendrat e masazhit, të cilat ofrojnë shërbime “ekstra”. Një 28-vjeçar, menaxher i një qendre masazhi në “Don Bosko” është arrestuar nga policia së fundmi, pasi biznesin në fjalë e kishte kthyer në qendër të shfrytëzimit të prostitucionit.

Në hetim janë gjithashtu katër vajza të përfshira si dhe është shpallur në kërkim pronari 23-vjeçar i qendrës, Ernest Shkreli. Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që i kryenin këto shërbime.

Ndërkohë 28-vjeçari Kliton Shuli punon edhe me agjencinë turistike ” Matias Travel Star Tours” dhe gjithashtu merret me tregti ‘malli’, ndërsa personi që ka shkruar në redaksinë tonë ngre shqetësimin se agjencitë po i marrin femrat në qafë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME