Lajme

Kishte mbushur bagazhin e makinës plotë me dinamit, ndalohet oficeri i policisë në Greqi

Një oficer p olicie është vënë në p ranga në Greqi pasi a kuzohet se është kapur me një sasi të madhe eksplozivi që e mbante me vete.

Ai u arrestuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Messara. Një patrullë ndaloi makinën me të cilën oficeri 43-vjeçar udhëtonte, ndërsa pas kontrolleve në të u gjet një sasi prej 42.5 kg lëndë plasëse, xhelatodinamit.

Sasia e l ëndës p lasëse iu gjet në bagazhin e makinës, ndërsa oficeri i arrestuar ka mohuar çdo akuzë kundër tij te ngritur deri më tani. Sipas tij makina është në emrin e gruas dhe i ishte huazuar një të afërmi të tyre kohët e fundit, i cili po ashtu u vu në pranga.

Sipas qarqeve policore, xhelatodinamiti është një nga eksplozivët më të fuqishëm dhe ajo që autoritetet tani po h etojnë është se si ai mori në zotërim një sasi kaq të madhe dhe për çfarë qëllimi ishte menduar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: