Lajme

Kishte shkuar të mblidhte rigon, gjendet i pajetë një burrë në Himarë, dyshohet se… (EMRI)

Një i moshuar 72-vjeçar është gjetur i pajetë sot në vendin e quajtur “Ura e Honit”, në Himarë. Mësohet se viktima është Diogjen Boçi, banues në Lukovë.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se ai ditën e djeshme, ishte larguar nga shtëpia dhe ishte ngjitur në mal, për të mbledhur rigon. Paraprakisht mësohet se në trupin e 72-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka pësuar atak kardiak.

Mirëpo ndryshe raportojnë mediat lokale, sipas të cilave i moshuari ka rënë nga shkëmbi dhe është lënduar, në pamundësi për të marrë ndihmën e parë nga dikush, pasi ishte vetëm, ai ka humbur jetën.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa pritet të bëhet autopsia, në mënyrë që të përcaktohet i saktë shkaku i vdekjes së të moshuarit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: