Categories Lajme

Kishte vendosur kamera të fshehta në banjë dhe dhomë/ 64-vjeçari përgjonte vajzat qiramarrëse

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur së fundmi në Itali, ku një 64-vjeçar kishte vendosur kamera të fshehura në dhomat dhe banjën e qiramarrësve të tij të rinj. Historia daton në Mars të vitit 2020 në Milano, kur një burrë 64-vjeçar u padit për shkelje të privatësisë së disa vajzave.

Burri dyshohet se ka filmuar vajzat në intimitet në disa raste, ndërsa dy qiramarrës të tjerë, në Mars 2019, kishin arritur rastësisht të zbulonin ekzistencën e atyre kamerave dhe t’i raportonin ato.

Sipas mediave italiane gjithçka filloi kur njëra nga vajzat që jetonte me qira në apartamentin në Viale Fulvio Testi, filloi të shikonte përreth ndërsa ishte në banjë dhe zbuloi ekzistencën e një mikro kamere e fshehur, e instaluar pas një kutie e pozicionuar në pjesën e mobiljeve pranë pasqyrës.

Vajza deklaroi se ajo kishte kontrolluar edhe në dhomën e saj të gjumit, dhe kishte zbuluar gjithashtu një mikro kamer të fshehur mbi veshjet, midis dy kutive, e cila fokusonte krevatin. Në atë moment, hetuesit morën në pyetje pronarin, duke konstatuar përgjegjësinë e tij: burri pastaj përfundoi në gjyq për akuzat e shkeljes së privatësisë. Mësohet se 64-vjeçari është dënuar me 1 vit e 4 muaj, me dënim me kusht, për “ndërhyrje të paligjshme në jetën private”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME