Categories Lajme

Kjo është 53-vjeçarja që dërgoi zarfin në Shtëpinë e Bardhë për presidentin Trump

Programuese kompjuteri është 53-vjeçarja Pascal Ferrier, gruaja e cila akuzohet zyrtarisht për dërgimin e një zarfi me helm në Shtëpinë e Bardhë në adresë së Presidnetit të SHBA-ve, Donald Trump.

Ferrier ka lindur në Francë por në 2015 fitoi shtetësinë kanadeze dhe jeton në Quebec. Në maj të vitit 2019, u arrestua në Teksas për armbajtje pa leje dhe drejtim mjeti me leje drejtimi të falsifikuar. Ajo më pas u dëbua në Kanada sipas New York Times, dhe u konstatua se viza i kishte skaduar. Ndaj saj tashmë rëndon një tjetër akuzë në gjykatën e Nju Jork-ut, për “kërcënim ndaj presidentit amerikan”.

Zarfi që përmbante substancën toksike ricin dhe letrën kërcënuese u dërgua në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar. Pakoja e dërguar nga Kanadaja kishte brenda saj një letër që përshkruante Trumpin si “tiran e klloun të shëmtuar” ndërsa Ferriera i kërkonte atij “të jepte dorëheqjen dhe të hiqte dorë nga kandidimi në zgjedhjet e ardhsme”, sipas FBI.

“Unë ju bëra një dhuratë speciale për të të ndihmuar të marrësh një vendim. Kjo dhuratë është në këtë letër”,- shkruante kanadezja. “Nëse nuk do të veprojë, unë do të gjej një recetë më të mirë me një helm tjetër, ose mund të përdor armën time kur të jem në gjendje të vij “,- vijonte letra.

Gjatë hetimit, FBI zbuloi se gjashtë letra shtesë të ngjashme duket se ishin dërguar në Teksas në shtator me vula nga Kanadaja. Këto letra përmbanin të njëjtin tekst: “Letra dërguar Trump” Hetuesit gjithashtu arritën të përputhnin gjurmët e gishtave të Ferrier me katër nga ato letra. Në një postim në Facebook dhe Tëitter në muajin shtator, Ferrier përdori hashtagun “#killTrump” ndërsa e quante atë “klloun i shëmtuar – tiran”, sipas dokumentit të FBI.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME