Lajme

Kjo është pacientja e paidentifikuar që dergjet prej 3 javësh në Spitalin e Traumës

Një paciente ka më shumë se tre javë që është shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa askush nuk e di se kush është.

Zonja, e cila ka një tatuazh në dorë, është sjellë në spital me ambulancë nga Fieri, por si duket askush nuk është paraqitur për të dhe kështu ka mbetur e paidentifikuar.

Pacientja, të cilës i janë prerë edhe flokët, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një qytetare, e cila ka dërguar edhe fotot në redaksinë e JOQ Albania, shkruan:

“Përshëndetje JOQ. Kjo gruaja është në gjendje të keqe. Është e paidentifikuar ndërsa e ka sjellë ambulanca nga Fieri. Ju lutem shpërndajeni se ndoshta familja e saj do të jetë duke e kërkuar. Flokët janë kanë prerë dhe ka një tatuazh në dorë.”/JOQ Albania

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close