Categories Lajme

Klandestinët me not drejt anijeve/ Durrës, si largohen drejt Italisë ata që vijnë nga Lindja e Mesme

Top Channel, pati akses në një prej aksioneve të përditshme të Portit të Durrësit, në garantimin e sigurisë që tenton të thyhet çdo mbrëmje nga emigrantë të lindjes së mesme, të cilët duan të shkojnë në Itali. Ora shënon 20 e mbrëmjes. Ky është një prej momenteve që përzgjidhet nga ata që duan të cenojnë sigurinë e portit për tu fshehur më pas në kamionët që do të embargohen në tragetet që do të shkojnë drejt vendit fqinj.

Mbrëmjen e së mërkurës, forcat e sigurisë së portit të Durrësit ndaluan një emigrant nga Siria, Zoher Harish. Ai sapo kishte kaluar hekurat rrethues, kur u pikas nga kamerat e sigurisë. -Sa kohë keni këtu në Shqipëri? Sa muaj?

“ Kam vetëm pesë ditë. Kam ardhur në këmbë këtu. Kam ecur për ditë me radhë nga Turqia, Greqia dhe më pas në Shqipëri. Dua të iki tek familja ime që e kam në Itali. Kam mamin, babin, motrën, të gjithë atje. Dua thjesht që të hipi në traget që të shkoj tek ta. Nuk jam kriminel. Për disa muaj kam vuajtur shumë. Ja shikoje këtë shenjë operacioni që kam në bark. Më ka qëlluar policia greke përpara se të vija këtu”.

Top Channel ka siguruar disa video nga ndalimet e emigrantëve. Një tjetër metodë, krahas kalimit të mureve rrethues, është që ata përpiqen të notojnë. Këto janë disa nga momentet kur ata janë ndaluar. Një pjesë e tyre, madje kanë përdorur edhe veshje polumbarësh, siç mund të shihet edhe nga fotot. Vetëm vitin që shkoi, në Portin e Durrësit janë ndaluar mbi 1900 emigrantë të cilët kanë cenuar sigurinë, por që janë ndaluar. Disa prej tyre kanë qenë edhe përsëritës, në tentativën për të hipur nëpër tragete.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME