Categories Lajme

Klandestini egjiptian i plagosur në Morinë, prokuroria: Vihet nën hetim efektivi i policisë në Kukës

Prokuroria e Kukësit ka reaguar në lidhje plagosjen e shtetasit egjiptian në pikën kufitare të Morinës nga policia. Në kuadër të operacionit është arrestuar K.GJ, për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë”, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Sipas prokurorisë shtetasi egjiptian (klandestin) me inicialet M.H, me kombësi egjyptiane (i ardhur klandestin në vendin tonë), është plagosur gjatë operacionit për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur.

Prokuroria ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

“Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm” dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë”, Prokuroria Kukës arreston 1 shtetas, nis procedim penal për një punonjës policie

Sot, më datë 05.12.2022 Drejtoria rajonale AMP Dibër/Kukës në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Kukes, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

1. K.Gj. banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi, është bërë për V. Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-E.M. lindur në Fier; dhe -E.H lindur në Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA.

Me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet fugon Ëolksvagen i marrë me qira.

Gjatë operacionit policor për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur është plagosur një shtetas i huaj (klandestin) me inicialet M.H, me kombësi egjyptiane (i ardhur klandestin në vendin tonë).

Lidhur sa më sipër Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 K. Penal. Po punohet për sqarimin e rrethanave të çështjes.’- njofton prokuroria”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME