Categories Lajme

Klevis Balliu ndryshon mendje për Bashën: E kam mbështetur deri dje, por ka tradhtuar demokratët!

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu, duket se ka ndryshuar mendim për mbështetjen ndaj Lulzim Bashës. Ai thotë se deri pak ditë më parë ka qenë në krah të tij, por tashmë është i bindur se Lulzim Basha ka tradhtuar demokratët duke mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Madje, sipas Balliut kreu i PD është i marrë peng.

“Unë e kam mbështetur deri para pak ditësh Bashën, deri kur një ditë në mënyrë të çuditshme ndryshoi ato që kishte besuar në 8 vite. Unë nuk mund të pranoj që kryetari i PD-së nuk merr dot vendime, sepse përndryshe është i marrë peng. Njerëzit që nuk marrin dot zgjedhje janë marrë peng. Ndërkohë sot partia sot është e përçarë.

A e ndihmoi ky vendim opozitës? Jo, përkundrazi e g oditi shumë opozitën. Berisha ka qenë zëri më i fortë denoncues i opozitës. Berisha është magnet për demokratët.

Nëse thua se nuk mbledh kuvendin, atëherë je peng. Nuk e bën një gjë të tillë sepse ke frikë nga anëtarët. Kjo është një tradhti e madhe, ndaj demokratëve dhe të gjithëve atyre që e kanë mbështetur Bashën. Ai me atë vendim ka tradhtuar gjithë opozitarët në vend. Prandaj ai nuk mund të rrijë aty sepse nuk është më një figurë bashkuese”, ka thënë Klevis Balliu në Ora News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME