fbpx
Lajme

KLGJ merr vendimin final për Shkëlqim Mirin

KLGJ ka vendosur shkarkimin e gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri, i cili u dënua për korrupsion pasi favorizoi një të dënuar. Ish Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vite burg dhe 3 vite mosushtrim detyre. Kujtojmë se Mirit iu gjetën në banesë rreth 300 mijë euro, të cilat dyshoheshin se ishin vënë falë akteve korruptive të gjyqtarit. Gjyqtari Shkëlqim Miri liroi nga burgu të dënuarin për vrasje Gentjan Doda, kundrejt një ryshfeti prej 20 mijë eurosh.

Ndërkohë që për milionat që iu gjetën në shtëpi, Miri deklaroi se një pjesë ishin të të afërmve të tij, ndërsa pjesën tjetër e kishte marrë borxh për kurimin e të shoqes së tij. Gjatë kohës që qëndroi në burg, Miri kërkoi disa herë lirimin me kusht për shkak të komplikacioneve të tij shëndetësore

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button