Categories Lajme

Klienti ndërroi mendim kur ajo shkoi në takim, prostituta i vjedh BMW (Foto)

Jennifer Whyte është një punonjëse seksi në Skoci, e cila ka bërë një krim dhe e ka pranuar atë. Mediat vendase shkruajnë se 35 vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e klientit të saj dhe ai ka ndërruar mendjen. Kjo e ka acaruar atë, duke i vjedhur makinën atij.

Ngjarja ka ndodhur në 22 mars të këtij viti. Prokurori Gavin Burton tha në gjykatë: “Ankimuesi erdhi në shtëpi dhe parkoi makinën e tij. Çelësat i vendosi në tavolinë. Ai kishte pirë dy shishe verë.”

“Rreth orës 1.30 të mëngjesit ai vendosi se dëshironte të takonte një vajzë eskortë {prostitutë} të cilën e kishte thirrur edhe më parë. Në profilin e kërkuar ai shtoi se duhet të jetë ‘seksi, miqësore, për një eksperiencë si ‘e dashur’”.

Ai kishte kontaktuar me Whyte me të cilën ranë dakord për shërbimet seksuale dhe çmimin. Por ankimuesi ishte disi i dehur dhe e zuri gjumi. Më vonë ai ishte zgjuar nga zilja e derës të cilën e hapi për të lejuar të hynte e akuzuara Whyte. Burri i tha se nuk kishte para prandaj kishte ndryshuar mendje. Gruaja u ankua se kishte paguar taksinë për të ardhur, prandaj burri pranoi të rimbursonte koston e taksise dhe shkoi të merrte paratë duke lënë derën e hapur.

Por në këtë kohë, i dashuri i gruas, ne kete rast ‘tutori’ David Donald, gjithashtu i akuzuar në gjykatë, hyri furishëm brenda dhe nisi të kërcënonte klientin refuzues. Burton shtoi: “Donald mbante një bluzë me kapuç dhe shall që i mbulonte hundën e gojën. Ai mbante dorën e djathtë prapa kurrizit dhe i kërkoi paratë akuzuesit. Akuzuesi i tha se nuk kishte para.

40 vjeçari Donald, raportohej se kishte thënë: “Ti ke para, ke një BMW”, dhe tregoi nga çelësat e makinës së tij.

Më pas viktimës iu kërkua të transferonte 50 paundë në një llogari bankare, në kohën kur djali i tij po flinte në dhomën sipër. Donald e Whyte u larguan të kënaqur pas transferimit të parave. Ndërsa viktima nuk njoftoi autoritetet pasi ndjehej u turpëruar nga situata.

Më vonë ai kuptoi se mungonin çelësat e makinës së tij dhe kur kontrolloi jashtë makina e tij ishte marrë. Ai telefonoi në numrin e celularit të prostitutës Whyte por nuk mori përgjigje prandaj i telefonoi policisë.

Makina e tij u gjet pak më larg dhe ADN e Whyte u zbulua në timon dhe në frenat e dorës. Whyte ka pranuar vjedhjen e makinës ashtu si dhe Donald akuzën e zhvatjes së parave nga burri. Dyshja nga Dundee, do të marrin dënimin muajin që vjen./TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME