Aksident me pasojë vdekjen e nje 70-vjeçari ka ndodhur në qarkun e Dibrës, më saktësisht në aksin Klos-Burrel. I moshuari u transportua me urgjencë në spital, por pa mundur të mbijetojë. Viktima është identifikuar si Bajram Muça, ndërsa në momentin e aksidentit ka qenë kalimtar në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal.
Categories
Lajme