Lajme

Klosi: Falenderoj patronazhistët, ju thashë që do dilnim 5 me 2 ju bëtë humor

Deputeti i zgjedhur në qarkun e Beratit, Blendi Klosi i është shprehur mirënjohës patronazhistëve të Beratit, që i dhanë një fitore prej pesë mandatesh. I ftuar në Çim Peka Live, Klosi u pyet nga drejtuesi i emisionit se sa vota bleu Nasip Naço në qarkun e Beratit.

Klosi u shmang, por tha se për fitoren u është mirënjohës patronazhistëve.

Pjesë nga biseda: Blendi Klosi: Pyetja është a i morën 5 mandate Partia Socialiste. Në emisionin paraardhës thashë që do dalim 5 me 2 dhe ju bëtë edhe humor dhe thatë do dalin 3 me 2 me 2. Ndërkohë që ju s’e besuat, ne kemi katër vjet që punojmë për 5 mandate. Ju a kam thënë që do dalim 5 me 2 në Berat. Për ne detyra ishte të bashkonim të majtën në Berat dhe pritshmëritë tona ishin të merrnin 6 mandate.

Enton Abilelaj: Në mandatin tjetër mund të merrni edhe 6 mandate në Berat.

Blendi Klosi Klosi: Në këtë rast janë 5200 vota të pavlefshme që do të na jepnin një fitore shumë më të thellë dhe një diferencë që prisnim dhe që ato patronazhistët në Berat na kishin dëshmuar. Dhe unë i kam kërkuar vetëm Ramës që të jem i pesti në Berat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: