Categories Lajme

Klosi propozon ndryshimin e emrit të Urës Vajgurore/ Arsyeja?! Është i papëlqyeshëm

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka propozuar në Parlament projektligjin për ndryshimin e emrit aktual të Urës Vajgurore. Klosi ka shtruar argumentin se emri aktual nuk është i pëlqyeshëm, ndërsa është propozuar emri “Dimal”, emri i një qyteze të lashtë ilire që gjendet pranë qytetit.

Emërtimi ekzistues , një emërtim jo estetik për t’u përdorur, i ka humbur prej shumë kohësh aktualiteti edhe shpesh etiketohet si i papëlqyeshëm”, shkruan Klosi në relacionin shoqërues të propozimit.

Sipas Klosit, propozimi për emrin e ri është një “vizioni i ri për ta ndryshuar këtë emërtim në “Dimal”, një emërtim gjithëpërfshirës edhe i lidhur me identitetin tonë historik nga qytetërimi ilir”, ndërkohë që shton se “qyteti i Dimalit ka pasur një rol të rëndësishëm gjatë luftërave Iliro-Romake, e madje edhe vetë Hanibali ka shprehur interesin që ky qytet të mos bjerë në ndikimin roman.”

Bashkia e Urës Vajgurore është krijuar  në vitin 2015 me reformën administrative, e cila numëron 27 mijë banorë sipas censusit të fundit të zhvilluar në Shqipëri dhe 156 kilometra katrore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME