Categories Lajme

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm

19 marsi është caktuar si datë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, që do të zëvendësojë Arna Markun. Është kreun i KLP, Gent Ibrahimi, ai i cili ka njoftuar vendimin.

Gjatë fjalës së tij në konferencën me temë “Strategjia për Magjistraturën”, Ibrahimi tha se ky Shkolla e Magjistratures është aktor në zgjedhjen e kandidatëve për këshill.

“Shkolla e Magjistraturës ka për ne, flas në emër të KLP, as më shumë dhe as më pak vlerën e fidanishtes dhe për pasojë ndikon tek ne, në atë mënyrë siç ndikon tek psiqika e njeriut, e ardhmja. Të ardhmen e shikojmë me pozivitet dhe optimizëm, pavarësisht se nuk është gjithmonë kështu. Kështu e shikojmë dhe ne shkollën e Magjistraturës, kemi një ndjesi shumë pozitive dhe gati gati një marrëdhënie familjare me Shkollën e Magjistraturës.

Sistemi ynë i drejtësisë ka një arkitekturë të tillë, që jo vetëm e kërkon, por pothuajse e dikton bashkërendimin konstant midis institucioneve të sistemit të drejtësisë. Shkolla e Magjistraturës është aktor në përzgjedhjen e kandidatëve për këshillat. Unë vetë jam një kandidat i Shkollës së Magjistraturës”, u shpreh Ibrahimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME