Një ngjarje tragjike për futbollin shqiptar. Futbollisti i moshave të reja Erjon Ruçi ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një infakti në zemër, teksa ishte pjesë e një feste.
Lajmin e rëndë e ka përcjellë vetë klubi i Kastriotit, ku dhe i riu luante futboll prej disa kohësh.
Ndonëse ishte pjesë e skuadrave zinxhir të Kastriotit, i riu në fillim të këtij sezoni hoqi dorë nga futbolli, për arsye personale.