
Teksa nesër koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” çel zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në takim.
Përmes një videomesazhi Meta mes optimizmit thekson se në 14 maj do t’i jepet fund regjimit monist dhe bashkitë do iu rikthehen qytetarëve.
“Të dashur qytetarë, nesër ju mirëpresim në orën 12 në stadiumin kombëtar, për të nisur së bashku fushatën fitimtare për ndryshimin e madh që i jep fund një herë e përgjithmonë monizmit për pushtetin vendor dhe i rikthen bashkitë në shërbimin tuaj. I vendos një herë e përgjithmonë kryebashkiakët dhe këshilltarët në shërbimin dhe kontrollin tuaj. Ju mirëpresim nesër në stadiumin kombëtar. Bashkë fitojmë!”, tha Meta në videomesazhin e tij.