Categories Lajme

Koço Kokëdhima për VOA

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, në një intervistë te “Zëri i Amerikës” për legalizimin e kanabisit, u shpreh se Shqipëria ka nevoja dhe arsye më të shumta se të tjerët që ta bëjë sot këtë legalizim dhe këtë ekonomi. “Shqipëria nuk duhet të vonojë më, por duhet ta hartojë dhe implementojë këtë projekt në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme. Modelet e Kanadasë dhe të Gjermanisë, mendoj se duhet të na udhëheqin”-u shpreh Kokëdhima.
Duke kujtuar propozimin e tij për legalizimin e kanabisit që në nëntor 2014 dhe deklaratën e papritur të Ramës një muaj më parë për legalizimin e kanabisit mjekësor, Kokëdhima deklaroi se e përshëndet kthesën e tij dhe pret një proces transparent e gjithëpërfshirës me qëllim që shoqëria të ketë mundësi të kontrollojë hapat. “Shqipëria nuk duhet të lejojë që kjo iniciativë të përfundojë në një fushatë të re demagogjike apo t’ia dorëzojë këtë potencial eksponentëve të trafikut ilegal të kanabisit dhe klientëve të qeverisë”-deklaroi kryetari i partisë “Zgjidhja”.

“Zëri i Amerikës”: Pas propozimit nga ana juaj në Komisionin e Ekonomisë në vitin 2014, nisma nuk u përkrah nga mazhoranca qeverisëse. Si e argumentoni qëndrimin tuaj pro liberalizimit të kanabisit mjekësor?

Koço Kokëdhima: Argumentat e mi janë të njëjtët me ato të shoqërive dhe vendimmarrësve të të gjitha shteteve që e kanë tashmë legal kanabisin mjekësor.
Qytetarët e Shqipërisë kanë të drejtën e pamohueshme nga asnjë qeveri, traditë apo parlament, që të përdorin për nevojat e domosdoshme të shëndetit të tyre dhe për një cilësi më të mirë jete nën vuajtjet e sëmundjeve, produktet dhe nënproduktet e kanabisit. Ekonomia europiane dhe botërore e kanabisit rritet me ritme galopante. Shqipëria nuk e ka luksin që të qëndrojë jashtë kësaj ekonomie.
Së treti, në propozimin tim, kam mbajtur gjithmonë parasysh faktin që një ekonomi kanabisi e fortë, legale, transparente dhe jashtë kontrollit të trafikantëve, do të ishte një energji e pakorruptueshme për të luftuar mafien shqiptare të marijuanës.

“Zëri i Amerikës”: Kryeministri Rama asokohe u shpreh se vendi nuk ishte gati për të ndërmarrë këtë hap. Sipas jush, a janë “pjekur” kushtet tani apo janë pjekur “nevojat ekonomike”?

Koço Kokëdhima: Ne e kemi hapur këtë debat ndër të parët në rajon, në vitin 2014. Vendet fqinje lëvizën relativisht shpejt. Shqipëria humbi shumë kohë.
Zyrtarët e lartë të qeverisë socialiste dhe lidershipi i Partisë Demokratike, nuk e lejuan këtë projekt. Ata janë të implikuar në interesat e kultivimit dhe trafikimit ilegal të kanabisit, për përfitime politike dhe financiare.
Në të shkuarën, politikat e qeverisë sonë për ekonominë e kanabisit, janë diktuar nga interesat e trafikantëve të kanabisit.
Në vend të një qasjeje largpamëse e racionale, kundërshtarët e projektit tonë zhvilluan një fushatë denigruese dhe fyese ndaj meje dhe u përpoqën ta përdorin propozimin tonë si alibi për linçimin tim dhe kanabizimin e plotë të Shqipërisë që u bë me përfshirjen e vullnetshme të institucioneve të qeverisë.
Ne kemi dyshime të forta për seriozitetin e angazhimit të kryeministrit për të legalizuar kanabisin mjekësor. Nuk ka asnjë të dhënë që të provojë deklaratën e tij se qeveria po punon prej një viti me këtë projekt. Kjo deklaratë mund të jetë diktuar nga paniku në rritje që ka krijuar situata shumë e rëndë ekonomike dhe financiare e vendit.
E kemi përshëndetur kthesën e tij dhe presim një proces transparent e gjithëpërfshirës me qëllim që shoqëria të ketë mundësi të kontrollojë hapat. Shqipëria nuk duhet të lejojë që kjo iniciativë të përfundojë në një fushatë të re demagogjike apo t’ia dorëzojë këtë potencial eksponentëve të trafikut ilegal të kanabisit dhe klientëve të qeverisë. Shqipëria nuk duhet të vonojë më, por duhet ta hartojë dhe implementojë këtë projekt në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme.
Modelet e Kanadasë dhe të Gjermanisë, mendoj se duhet të na udhëheqin.

“Zëri i Amerikës”: Ju jeni për legalizimin e kanabisit mjekësor apo edhe atij rekreativ?

Koço Kokëdhima: Unë kam promovuar që prej 7-8 vitesh projektin për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe dekriminalizimin e përdorimit personal të kanabisit rekreativ. Dekada që po mbyllet i dha zgjidhje debatit për kanabisin farmaceutik. Kanabisi medikal ka fituar qytetarinë në gjithë botën, është tashmë një ekonomi e mirëpranuar.
Revolucioni që ndodhi me kanabisin terapeutik në këtë dhjetëvjeçar do të ndodhë për kanabisin rekreativ në dekadën e ardhshme. Unë besoj se ne duhet të legalizojmë plotësisht kanabisin, përfshirë atë rekreativ për të rriturit. Në vitet ‘30 kanabisin rekreativ do ta kenë legalizuar të gjitha vendet demokratike të botës. Ne kemi nevoja dhe arsye më të shumta se të tjerët që ta bëjmë sot këtë legalizim dhe këtë ekonomi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME