“Falë insistimit tonë, në Kodin Zgjedhor u përcaktua e detyrueshme që jo vetëm lista e kandidatëve, por edhe përbërja e Kuvendit të ri të pas 25 Prillit 2021 të ketë minimumi 30% gra e vajza”.
Kështu u shpreh sot deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, i cili ishte njëkohësisht edhe bashkëkryetar i Komisionit të posaçëm të reformës Zgjedhore.
Në cilësinë e drejtuesit politik të PS-së në qarkun e Vlorës, Gjiknuri mori pjesë në një takim me gra vlonjate që iu bashkuan radhëve të PS-së. “Edhe në Vlorë, qindra gra e vajza të reja po i bashkohen radhëve të anëtarësisë së Partisë Socialiste”, tha ai.