Lajme

Kokaina e fshehur në thasët me pleh kimik, 15 persona të arrestuar, mes tyre edhe dy kolumbianë

Janë publikuar pamjet e operacionit të zhvilluar nga policia në Fratall të Fierit ku u zbulua kokainë e fshehur në thasët me pleh kimik që dyshohet se kishte ardhur nga Kolumbia.

Sipas News 24, deri më tani dyshohet se janë vënë në pranga 15 persona, mes të cilëve edhe dy kolumbianë. Mes të arrestuarve janë edhe dy persona që merreshin me përpunimin e lëndës narkotike.

Operacioni është finalizuar pas disa muajsh hetime nga policia shqiptare në bashkëpunim me DEA-n dhe SPAK.

Droga dyshohet se ishte sjellë nga Kolumbia e fshehur në 400 kg pleh kimik dhe ishte fshehur për disa kohë në portin e Tivarit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close