Categories Lajme

Kokaina e kapur në “Bana King”, Anila Hoxha hedh dyshime të forta: Ka përplasje faktesh

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me 119 kg kokainë, të cilat u kapën në një kontejner të “Bana King”. Në një postim në rrjetet sociale, Anila Hoxha hedh dyshime të forta, se bëhet fjalë për një skenar duke argumentuar se ka perplasje faktesh.

“Alo policia hajde na ndihmo të shkarkojmë 20 tonë banane? Sekuestrimi i 119 kilogramë kokainë që solli arrestimin e tre personave midis tyre shoferi dhe të punesuar në kompaninë Zico ka aq shumë përplasje faktesh saqe të bind se gjithçka lidhet me trafikun e drogës ndodh ne nje mjedis të kompromentuar, me një njësi antidrogë që duket se është krejt jashtë aktualitetit .

Ose trafikantët përtonin të shkarkonin 20 tonë me banane dhe ndaj telefonuan policinë, e cila pasi autorizoi punëtoret e ngarkim shkarkimit dëgjoi ankesat e tyre se ca arka peshonin me pak dhe perveshi mënget e kqyri 100 arka . Ata e telefonuan policinë që të shkonte në Vaqarr mbasi kishin ndodhur ca ngjarje të çuditshme ndërkohë dhe policia nuk ishte kurrkund.

Ose sërish trafikantët mes tyre shoferi, mbasi u menduan dhe u këshilluan me bossin e firmës shtetasin T.M, që jeton në USA vendosën të ishin “policë” . Po te besosh dosjen, tregohet se ky i fundit telefonoi zyrtarë policie duke i treguar se me ngarkesen e bananeve kishte verejtur disa parregullsi.

Pa ironi për të qënë të saktë, në daten 28 dhjetor 2021 sipas menaxherit të shitjeve M.M në burg , menjëhere sapo kamioni me 20 tonë banane doli nga porti në afërsi të një pike karburanti ne Romanat shoferit edhe ai ne burg i bënë shenje ca njerez të maskuar që të ndalonte..

‘Ata ishin 4 veta – thotë shoferi, ishin me bluza dhe kapucë dhe pastaj i kanë thënë: jemi shteti, hape krahun. Mbasi e kërcënuan “mbylle gojen se do të zhduk po hape goje”, ata kane kaluar ne pjesen fundore të kontenierit, kanë qëndruar aty rreth 30 minuta dhe kanë kontrolluar.

Shoferi ka vijuar udhëtimin me avari të tjera mbasi zbriten “pasagjeret” e cuditshem si dëmtimi i gomës. Një dite me pas ne 29 dhjetor, ai njofton menaxherin e shitjeve i tregon fije per pe cfare i ndodhi madje duke i rrefyer edhe se si pati probleme me gomat.

Ne kete date punetoret ndalohen qe te nderpresin shkarkimin e bananeve mbasi ngarkesa kishte probleme. Por ndersa u njoftuan zyrtaret e policise ajo mberriti nje dite me pas, pra ne 30 dhjetor. Ne prani te policise punetoret kane nisur shkarkimin e ngarkeses , teksa kane treguar se disa jane me pak te renda se te tjerat.

‘Punonjesit e policise- thuhet ne dosje- duke parë verejten se poshtë 7 arkave ishin disa pako drejtkendeshe që u kuptua që ishte droge”. Me pak fjalë kjo është historia e zbulimit të 119 kilogramë me kokainë të dërguar sërisht nga Ekuadori, që edhe në filmin me të dobet me trafikante dhe police nuk ngjan aspak si aksion , por si komedi. Trafikantet e kokaines qe e kane kthyer vendin tone ne nje vend te sigurte te futjes se ngarkesave me kokaine jane konsoliduar e sofistikuar.

Ky është një fakt që bërtet! Por kur ceshtjeve nuk u shkohet deri ne fund do kete histori si kjo e aksionit Romanati. Ceshtje te pahetuara duke nisur nga rrembime per pengje droge si Jan Prenga , per te cilin Gentian Doci nuk u prangos asnjehere, per te shkuar tek operacione te deshtuara ku trafikantet arrijne ” te vene kollare”, duke lene vetem GPS e duke vjedhur kokainen si kjo e fundit , tregojne se trafikantet hyjne ne port e vjedhin ngarkesat.

Ose ata jane mjaftueshëm përpara autoriteteve dhe mbas humbjes se ngarkesës jane vënë në kerkim të klanit tjetër. Ata shënjojnë me veprime të organizuara , pra nëse dëmi ka ndodhur rrugës Ekuador- Shqiperi, ata veprojnë rrugëve .

Aty ku policia kembengul se e mbulon territorin 100 përqind. Ndalojne kamione kontrollojne ne rast se droga eshte vjedhur ne nje port tjeter dhe mandej zbresin. Perse ca trafikante nese rrefimi eshte i vertete, e ndaluan makinen? Nga kush ka frike biznesmeni qe administron kompanine e bananeve?

Ka vetem nje pergjigjje, cdo veprim i vonuar, arrestim dhe dergim ne burg me synimin qe provat te gjenden me pas, jane nje kembane per autoritetet. Ky hetim nuk eshte as nje perqind e historive te n arkotrafikut qe jane ulur kembekryq, vjedhin ngarkesa, mbajne pengje, vrasin ashtu si polciia i quan per hesape jashte vendit dhe ne fund trafikantet vijojne te paprekur.”-shkruan Anila Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME