Lajme

Kokainë në doza gati për ta shitur, arrestohet Erald Shullazi në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion kundër shpërndarjes së drogave të forta. Në pranga ka rënë 30-vjeçari Erald Shullazi.

Ai u arrestua pasi u kap në makinë me dhjetëra doza kokainë gati për shitje dhe rreth 90 gramë të tjera në proces për t’u ndarë në doza.

“Në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. Sh. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet dhe u sekuestrua sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza”, njoftoi policia.

Uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën dhe në vendin e punës së 30-vjeçarit ku gjetën drogën dhe një peshore elektronike.

“Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Unazë të Re”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close