Categories Lajme

Kokëdhima: Protesta e banorëve të Unazës së Re të mos manipulohet

Kryetari i Partisë ZGJIDHJA. Koço Kokëdhima, i ftuar në studion e televizionit Fax News, ka folur rreth çështjes më të nxehtë të ditëve të fundit, protestën e banorëve të “Astirit”, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre. Kokëdhima ka sulmuar opozitën, pasi sipas tij po përdor protestën, teksa tha se kjo protestë nuk është e tyre, por e banorëve që preken nga ky projekt. “Kjo protestë nuk është as e PD-së e as e LSI-së, ajo është e banorëve që po nxirren në qiell të hapur”, – tha Kokëdhima.

Më tej duke iu përgjigjur pyetjes se a kanë të drejtë këta banorë në protestën e tyre tha: “Nuk diskutohet e drejta dhe prona e këtyre banorëve, vetëm maskarenjtë e vënë në dyshim të drejtën e tyre. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë maskarenj”, ndërsa shtoi se:“Të gjitha ndërtimet janë bërë në sy të të gjitha institucioneve”. Kokëdhima tha se ajo që po ndodh me banorët e Unazës së Re është çnjerëzore, e për këtë fajësoi kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj. I pyetur lidhur me kërkesën e fundit të banorëve, kërkesë kjo e artikuluar ditën e sotme edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha, se nuk kërkohet më vetëm dëmshpërblimi, por tashmë kërkohet anulimi i projektit dhe shembjes së shtëpive të tyre, tha: “Interesi publik është të mos preken këta banorë dhe të ndërtohet projekti publik”. Më tej ai e akuzoi për gjendjen në të cilën ndodhet vendi si Partinë Socialiste ashtu edhe atë Demokratike, pasi sipas tij, “projekti i ‘Unazës së Madhe’ është vepër e përbashkët PD-PS”. Ndërsa shtoi se sistemi në Shqipëri është i kapur nga marrëveshja PS-PD. Kreu i ZGJIDHJA ndër të tjera bëri thirrje që protesta e banorëve të mos manipulohet nga partitë.

Pjesë nga Intervista

Partia “Zgjidhja” është një nga forcat politike, e cila i ka mbështetur protestuesit për disa ditë me radhë. Sot është zyrtare, qëndrimi i banorëve, nuk është më vetëm negociatë me autoritetet qeveritare por është kundërshtimi përfundimtar për shembjen e banesave. Por çfarë propozon “Zgjidhja” për këtë çështje. Së pari do të doja një vlerësim tuajin personal për atë që po ndodh në Unazën e Madhe, e cila kulmoi dy ditë më parë me protestën para kuvendit të Shqipërisë.

Kjo nuk është protesta, as e PD dhe as e LSI. Kjo është protesta e atyre banorëve, të cilët janë të agresuar në mënyre fatale nga qeveria. Janë të sulmuar me jetën e tyre. Janë përpara shkatërrimit të plotë. Ata banorë tashmë, dalin në qiell të hapur. Shumica e tyre pa shtëpi, por nuk do të ndryshonte kjo fatkeqësi, edhe sikur ajo të binte mbi kryet e një familjeje të vetme. Edhe mbi kryet e një banori të vetëm. Kjo do të ishte po aq çnjerëzorë, aq sa është tani, e cila bie mbi 300 e ca familje në zonën e Astirit. Këta banorë kanë pronat e tyre. Pronat e këtyre banorëve janë prona të ligjshme. Kush thotë që këto prona janë të pa ligjshme, e ka shumë gabim.

Kryeministri Rama i ka cilësuar si zaptues. Kryetari i Bashkisë, Veliaj ka shkuar edhe më tej duke i cilësuar si shpellarë, por më pas u tërhoq nga ky term. Realisht a ka vlerë të diskutohet ligjshmëria e banesave të pa legalizuara? Sepse aty ka edhe banesa të legalizuara. A ja vlen të merret në konsideratë debati për këtë, faktin se ata duan të jenë në të drejtën e tyre?

Nuk diskutohet e drejta e atyre banorëve. Vetëm maskarenjtë e vënë në diskutim të drejtën dhe pronën e atyre banorëve. Rama dhe Veliaj, janë thjesht maskarenj, asgjë më shumë. Janë thjesht armiq të atij populli atje. Nuk është fare e lejuar që ata të bëjnë sikur vijnë nga një planet tjetër. Banorët e zonës së Astirit, si shumë banorë të të gjitha zonave të Shqipërisë, në vitet 90, të mbetur në një vend të falimentuar, në një shtet të falimentuar, në zona të tëra pa punë dhe pa ushqim, u detyruan të bënin gjithë këto migrime të brendshme. E gjithë anarkia urbane u bë me lejen e autoritetit të shtetit. Me nxitjen e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit. Të gjitha ndërtimet janë bërë në sytë e institucioneve të shtetit. Me miratimin e tyre të heshtur ose me nxitjen e tyre.

Dhe kur analizohet e gjitha kjo që po thoni ju, çfarë duhet të kemi parasysh, në këtë pikë ku jemi?

Ne diskriminim nuk mund të bëjmë për askënd. Çdo ndërtim pa leje i bërë përpara vitit 2013 nuk mund të prishet. Në këtë vit, shumica që erdhi në pushtet, mori përsipër dhënien fund të ndërtimeve informale, pra pa leje. Këtë gjë unë e kam përshëndetur, madje e përshëndes edhe sot. Por ky vendim nuk është respektuar. Unë mund të them që gjithçka u bë për interesa elektorale, në vitin 2017, e ka vazhduar edhe në vitin 2018. Gjithandej janë bërë ndërtime pa leje. Nën nxitjen e ministrave dhe deputetëve të Rilindjes. Edhe në bregdetin e Himarës, përsëri kanë vazhduar ndërtimet pa leje, edhe në 2017 dhe në 2018. Unë mund të jap fakte konkrete për këto ndërtime. Por po e quaj të mirëqenë, shteti ka shprehur një vullnet të qartë për të mos mbështetur më ndërtimet pa leje, pas vitit 2013. Të gjitha ndërtimet që janë përpara vitit 2013, janë njësoj të ligjshme.

Pra kur ka vendosur këtë kufi ligjor, cfarë e detyron në këtë sipërmarrje qeverinë të bëjë në raport me banorët e Unazës së Madhe?

Këta janë mizorë, janë barbarë, këta janë katilë, janë të pashpirt. Këta e kanë shtypjen e popullit, artin e qeverisjes së tyre. Kjo nuk diskutohet. Banorët atje nuk mund t’i gënjejë njeri. Nuk mund t’i gënjejë njeri banorët me nga dy vite apo tre vite qira. Nga ato qiratë qesharake që nuk janë as të përshtatshme, sepse nuk mund të marrësh shtëpi me ato, pra me aq para sa të japin ato. Por ato duhet të marrin 100 për qind, vlerën e tregut për ndërtimin e tyre. Madje përtej vlerës së tregut, duhet të marrin edhe qiranë, për 1-2 vjet. Kjo është politika dhe ky është përkufizimi programor, i “Zgjidhjes”, jo sot, por që kur ne kemi nisur lëvizjen “Zgjidhja”. Që kur e kishim lëvizje politike dhe nuk e kishim kthyer në parti politike. Në çështjet e para që ne kemi prezantuar, ishte pikërisht nevoja që t’i japim një zgjidhje përfundimtare politike dhe ligjore, çështjes së ndërtimeve informale në Shqipëri. Janë pasuri kombëtare të gjitha këto ndërtime informale. Si të tilla, nuk fiton Shqipëria, nga zhdukja pa gjurmë dhe shkatërrimi, i këtyre ndërtimeve informale. Humbet Shqipëria.

Kapitale të vdekura që duhen legalizuar, thoshte Rama në vitin 2013?

Janë pasuri kombëtare që duhen legalizuar dhe duhen konsideruar në gjithë procesin e zhvillimit të Shqipërisë. Nuk e zhbëjmë dot historinë. Po ta kisha drejtuar unë Shqipërinë, kurrë nuk do lejoja ndërtime pa leje. Sepse është një dëm shumë i rëndë ekonomik që banorët për veten e tyre dhe për fqinjët e tyre, kur ndërtojnë në informalitet. Sepse fqinjësia është një nga kriteret kryesore që shton vlerën e një pasurie, ose e shkatërron vlerën e një pasurie.

Kur ndërton një strukturë të keqe apo të gabuar, afër një strukture të mirë, kjo është një strukturë që humb shumë vlerë. Unë jam shumë i qartë, se shteti shqiptar, asnjëherë nuk duhet të kishte lejuar ndërtime pa leje. Por duhet t’i ishte përgjigjur nevojave të popullit tonë, me planifikim urban. Nuk duhet t’u kishim thënë njerëzve që të rrinë në ekonominë e falimentuar, por t’i përgjigjeshim nevojave të mëdha të zhvillimit. Shteti duhet të merrte përgjegjësi për këtë. Nuk mori përgjegjësi për këtë çështje, përkundrazi. Atëherë, çfarë fiton vendi ynë nga këto lloj prishjesh, që bën ky zotëria./shekulli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME