Lajme

Kollozi uron 8 Marsin: ” Duhet bërë më shumë për cdo grua e jo vetëm në 8 Mars”

Koordinatori i Bindjes Demokratike për Vlorën, Ardi Kollozi ka përcjell një mesazh urimi për 8 Marsin. Ai ka uruar të gjitha nënat, motrat e vajzat vlonjate e shqiptare duke shprehur bindjen se ai dhe forca politike që përfaqëson do të bëjnë shumë për të nxitur barazinë gjinore dhe shtimin w mundësive për punësim e jo vetëm.

Ja mesazhi i plotë i Kollozit; “Gëzuar të gjitha Nënave, Motrave, Vajzave. Sot dëshiroj t’ju përcjell një falenderim të veçantë për përkushtimin e jashtëzakonshëm, punën dhe përkujdesin e përhershëm, dashurinë që vetëm Ju dini të jepni në çdo kohë e moment, edhe ato më të vështirat.

I bindur se kemi detyrimin të bëjmë më shumë për secilën prej jush, për të gjetur zgjidhet e duhura, për t’ju lehtësuar të përditshmen, për të nxitur barazinë e merituar, në politikë, në punë, në familje e kudo. E këtë duhet ta bëjmë cdo ditë e jo vetëm në Ditën Tuaj. GËZUAR 8 MARSIN!”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: