Categories Lajme

Komisioneri i BE: Mund të ketë tërmete të tjerë. Rama: Aman mos e thoni këtë

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim në Durrës me komisionerin e ri europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič, pas tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor.

Në një moment gjatë fjalës së tij, Janez Lenarčič, ka deklaruar se do ta inkurajonte Ramën që të shikonte fazën e rindërtimit në një pjesë më të gjerë, sepse mund të ndodhin tërmete edhe në të ardhmen.

Pas kësaj deklarate, Rama ka ndërhyrë duke i ndërprerë fjalën komisionerit dhe në formë batute ka pohuar se nuk duhet ta thotë këtë pasi do të mbetet në lajme.

Komisioneri: Do t’ju inkurajoja zoti kryeministër që ta shikoni fazën e rindërtimit në një pjesë më të gjerë, se mund të ketë tërmete edhe në të ardhmen.

Rama: Aman mos e thoni këtë gjë se do të ngelet në lajme. Nuk do të ketë tërmete. Ne nuk do të parandalojmë tërmete por mund të parandalojmë dëmtime më të shumta.

Më falni që ju ndërpreva po këtu njerëzit janë të gjithë nën tension, prandaj nuk do doja që të kapej a jo fjali e juaja përsa i përket asaj çfarë përfaqëson BE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME