Categories Lajme

Komisioni Evropian miraton 100 milionë euro për rindërtimin

Komisioni Evropian ka miratuar sot në Bruksel paketën prej 100 milionë eurosh për Shqipërinë, si mbështetje për rindërtimin pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019. Kjo shumë është pjesë e paketës së KE prej 115 milionë eurosh të dhënë në Konferencën e Donatorëve, që u mbajt për Shqipërinë në fillim të këtij viti, ku vende nga e gjithë bota dolën në mbështetje të vendit tonë pas tërmetit.

Deklarata e plotë e Delegacionit të BE: Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 100 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për rehabilitim dhe rindërtim pas tërmetit të nëntorit 2019. Ky financim është pjesë e premtimit të përgjithshëm të Komisionit Evropian prej 115 milionë Eurosh të dhënë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, në fillim të këtij viti.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, tha: “Me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milionë Eurosh, Bashkimi Evropian po mban angazhimin e tij për ta ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu siç po e mbështesim vendin për të përballuar pasojat e krizës covid. Ne e kemi mbajtur premtimin tonë për t’u qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe e kemi përtërirë mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane”.

Programi i sapomiratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, përfshirë mobilet dhe pajisjet, për t’u mundësuar fëmijëve dhe të rinjve të kthehen në shkollë me kushte dhe lehtësira më të mira. Ai do të bazohet në punimet e nisura tashmë në kuadrin e programit ekzistues të rindërtimit prej 15 milionë eurosh të financuar nga Komisioni Evropian. Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e siteve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumente, muze, biblioteka dhe vende arkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për zhvillimin ekonomik vendor. I gjithë ndërtimi do të ndjekë parimin “Rindërto më mirë”, duke zbatuar norma të qëndrueshme ndërtimi dhe duke zvogëluar rrezikun e ardhshëm, si dhe duke rindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofave. Masa e veçantë do të sjellë gjithashtu përmirësime në efiçencën e energjisë. Konteksti Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve të 17 shkurtit “Së bashku për Shqipërinë”, Komisioni Evropian premtoi 115 milionë Euro mbështetje që përbëhej nga dy komponentë:

Një shumë fillestare prej 15 milionë eurosh, e njoftuar tashmë në dhjetor 2019, e përqendruar në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore. Për të mundësuar fillimin urgjent të operacioneve të ndërtimit, po zbatohet përmes një marrëveshjeje të nënshkruar me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Ai parashikon rehabilitimin dhe rindërtimin e 22 shkollave. – Një shtesë prej 100 milionë Eurosh, e cila ndahet përmes programit të sapomiratuar.Zgjedhja e sektorit bazohet në Vlerësimin e Nevojave pas Fatkeqësisë dhe informohet nga zotime të tjera, me qëllim ndarjen e punës mes donatorëve të ndryshëm

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME