Categories Lajme

Komisioni i Venecias vihet në lëvizje, ja kur do të mbledhë PS dhe opozitën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Komisioni i Venecias ka vendosur që të zhvillojë një takim online me PS dhe opozitën parlamentare këtë javë. Burime bëjnë me dije se takimi do të mbahet ditën e premte për të diskutuar rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se këtë të hënë, përfaqësues të Venecias kanë biseduar me Presidentin Ilir Meta dhe në orën 11:00 me drejtues të KQZ. Ky fakt konfirmohet për Fax News nga Presidenca dhe KQZ, si dhe vetë Komisioni i Venecias, i cili shprehet se: “Takimet po zhvillohen, por asnjë informacion tjetër nuk është i disponueshëm për momentin, ndërsa pritet një informacion përmbledhës që të botohet pas takimeve.”

Pas takimeve online këtë të hënë me Presidentin dhe KQZ, të martën Komisioni i Venecias do bashkëbisedojë edhe me PD në orën 11:00 ndërsa në 12:15 me LSI dhe në 14:15 me OJF. Komisioni i Venecias i ka dërguar paraprakisht autoriteteve shqiptare edhe pyetjet për të cilat pret të diskutojë me to, si më poshtë: -A ka relacion shoqërues për ndryshimet kushtetuese dhe në Kodin Zgjedhor, që argumentojnë arsyet dhe impaktin e këtyre ndryshimeve?

-Lidhur me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut dhe ndryshimet e 5 tetorit në Kodin Zgjedhor: Kush u konsultua? Partitë politike, përfshirë ato kryesore jashtëparlamentare, qoftë edhe përmes Këshillit Politik? Shoqëria civile? Ekspertët ligjorë? A ka pasur një konsultim publik për këto ndryshime? Si u morën parasysh mendimet e shprehura? -(Pyetje veçanërisht për Presidentin e Republikës) A konsideroni se është shkelur procedura për rishikimin e Kushtetutës / Kodit Zgjedhor, dhe, pse? -A janë bërë simulime me sistemin e ri zgjedhor (pra, pa koalicione, prag më i ulët)? Cilat ishin rezultatet?

-Cilat janë arsyet për ndryshimet në sistemin zgjedhor – përfshirë futjen e votimit preferencial; të drejtat e veçanta të kandidimit për kryetarë të partive politike; kërkesa për një parti udhëheqëse në listat e përbashkëta? -Cili është ndikimi i ndryshimit kushtetues në lidhje me caktimin e zonave elektorale? Kjo është hera e parë në 30 vite, ku Qeveria dhe Kuvendi përpiqen të vonojnë Opinionin e Komisionit të Venecias, duke nxjerr pengesa për realizimin e procedurës së konsultimit të autoriteteve me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME