Lajme

Komisioni për politikë ndëshkimore drejt finalizimit të udhëzuesit për veprat penale të korru.psionit

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, është mbajtur takimi virtual i Komisionit Konsultativ për Politikë Ndëshkimore. “Anëtarët e Komisionit janë njoftuar me Udhëzuesin e miratuar nga Kryeprokurori i Shtetit, për rolin e prokurorit në politikën ndëshkimore, ndërkaq ekspertja e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Benina Kusari, ka prezantuar një përmbledhje të draft-Udhëzuesit për veprat penale të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Anëtarët e Komisionit diskutuan rreth këtij draft-udhëzuesi, dhe u dakorduan që komentet plotësuese t’i përcjellin brenda javës”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas kreut të Supremes, zbatimi i këtyre udhëzuesve, përveç që ua lehtëson gjyqtarëve vendosjen sipas ligjit, do të ndikojë në konsistencën në dënime, e cila ende lë për të dëshiruar. “Gjatë këtij takimi, kryesuesi Peci, ka prezantuar anëtaren e re të Komisionit, nga Gjykata Themelore e Prishtinës, gjyqtaren Albina Shabani. Kryetari falënderoi Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe UNDP për mbështetjen e vazhdueshme për Komisionin Konsultativ për Politikë Ndëshkimore”, thuhet në njoftim.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close