Categories Lajme

Komiteti Teknik vendos për orën policore dhe masat e kufizimit

Komiteti Teknik i ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat e COVID-19 në vend. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi në mbledhje se ka një përmirësim të situatës por nuk jemi aty ku duhet. Ky përmirësim sipas saj tregon se masat kanë  qenë efikase, por do të mbeten të njëjta deri në javën e ardhshme kur do të gjykohen sërish nga komiteti në varësi të situatës.

“Nga këto të dhanë të përgjithshme dhe nga një analizë që u bë në mbledhjen e komitetit dhe shkaqeve që kanë çuar në një përmirësim të lehtë të situatës, pavarësisht se kemi një rënie të pozitivitetit të testimit, ai nuk është në ato vlera ku duhet, mendojmë që masat kanë qenë efikase dhe ky rezultat vjen edhe si bashkëpunim i mirë të një pjese të qytetarëve për ato masa për të cilat asnjëherë nuk jemi lodhur së thëni.

Një nga arritjet më të mëdha të këtyre javëve ka qenë fushata e vaksinimit. Shqipëria në 10 ditëshin e fundit, ka zënë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të vaksinimit, duke ia kaluar jo vetëm Italisë dhe Greqisë por edhe Serbisë që mbante vendin e parë. Megjithatë këtyre arritjeve, situata nuk është aty ku duhet të jemi dhe mendohet që masat të vazhdojnë të mbeten në të njëjtin nivel. Nuk propozohet asnjë ndryshim masash. Do mbetet në fuqi ora policore”, deklaroi Rakacolli.

Ajo tha më tej se baret dhe restorantet do të punojnë deri në orën 20:00. “Do të kemi vazhdimësinë e mësimit online dhe të shkollave të mesme, me përjashtim të maturave, duke u monitoruar në mënyrë të kujdesshme. Dhe fluturimet me Britaninë e Madhe edhe për këto dy javë mbeten të pezulluara. Rekomandohet që të respektohet dhe të ngelet në fuqi vendimi për ndalimin e grumbullimeve, jo më shumë se 10 veta”, tha Rakacolli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME