fbpx
Lajme

Kompania Blu Express redukton fluturimet me Shipërinë

Kompania ajrore Blue Express e cila ka zënë vendin e kompanisë Blue Panorama në transportin ajror mes Shqipërisë e Italisë e anasjelltas, ka informuar klientët e saj se prej datës 4 tetor 2020 e deri më mars 2021 nuk do të kryej më fluturime mes Tiranës e qyteteve Torino, Romë e Xhenova.

Ky vendim i kësaj kompanie është lehtësisht i verifikueshëm në portalin e  tyre online për çdo person që kërkon të prenotojë një fluturim pas datës 4 tetor nga Roma, Torino e Xhenova drejt Tiranës. Në muajin qershor të 2020, kompania Blue Panorama së bashku me disa kompani të tjera fluturimi u përfshinë në skandalin e biletave të shitura mbi kapacitetin e  lejuar nga masat anticovid të përcaktuara nga autoritetet italiane.

Pak orë më parë Autoriteti Italian Garant për Tregun e Konkurrencës ka hapur katër praktika hetimore e ka ndërmarrë katër masa administrative ndaj katër kompanive ajrore Blue Panorana, Ryanair, Esyjat e Vueling, pas një numri në rritje të sinjalizimeve të konsumatorëve për parregullsi në udhëtime. Në qendër të operacionit hetimor është shitja nga këto kompani i biletave të udhëtimit e të anuluara më pas dhe pse të programuara në periudhën kur nuk ishin në fuqi më limitet e qarkullimit ajror të vendosura nga autoritetet qeveritare.

Në dokumentacionin e Garantit të Tregut e Konkurrencës shkruhet se këto kompani motivonin emergjencën pandemike si shkak të anulimit të fluturimeve e në alternativ jepnin vetëm një kupon fluturimi për një biletë të parapaguar nga klienti. Gjë që është një shkelje ligjore e të drejtave të udhëtarëve. E për më tepër nuk kanë informuar konsumatorët për të drejtat e tyre në rast anulimi të fluturimit.

Antitrusti italian konstaton gjithashtu se këto katër kompani, Blue Panorama, EasyJet, Ryanair, Vueling kanë kryer një shërbim të vështirë e jo të rregullt në komunikimin me konsumatorët si në kohën e pritjes ashtu dhe në mënyrën e kontaktit të vëna në dispozicion të udhëtarëve. Klientët e tyre kishin në dispozicion vetëm një numër telefoni me pagesë të lartë për të kontaktuar me kompaninë e fluturimeve, numër ky që ishte dhe i vështirë për të marrë një informacion.

Pak orë pas nisjes së operacionit hetimor të Antitrustit italian e të masave paraprake administrative, Kompania Blue Express simotra e Blue Panorma informon ndërprerjen e fluturimeve me Shqipërinë prej 4 tetorit 2020 deri në mars të 2021 në tre destinacionet Romë, Torino, Xhenova e anasjelltas.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button