Categories Lajme

Kompania Telemetrix, manipulonte matjen e audiencës së televizioneve

Top Channel ka fituar betejën ligjore gati dy vjeçare me “Telemetrix”, kompaninë fantazmë të matjes së audiencës televizive në Shqipëri. Sipas vendimit, gjykata e shkallës së parë ndalon kategorikisht këtë kompani të masë audiencën televizive të Top Channel dhe të Vizion Plus.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur që “Telemetrix” do të dëmshpërblejë me një shumë të konsiderueshme Top Channel për dëmin e shkaktuar si dhe do të paguajë të gjitha shpenzimet gjyqësore. Vendimi i gjykatës i jep fund kështu një abuzimi të gjatë për audiencën televizive në Shqipëri që bëhej mbi të dhëna të paplota dhe të manipuluara nga “Telemetrix”. Gjatë gjithë gjykimit “Telemetrix” nuk demonstroi dhe nuk tregoi në asnjë moment sesi realizonte matjen e audiencës televizive në vend.

Kjo kompani, në mënyrë të njëanshme, të paplotë, të pasaktë dhe pa logjistikën e duhur, nxirrte raporte me të dhëna rreth audiencës televizive të Top Channel. Kompania “Telemetrix”, një nga dy kompanitë që mat audiencën me aparatura të pa kontrolluara dhe akredituara nga organet shtetërore, vazhdonte të maste audiencën e Top Channel, megjithëse Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit urdhëroi pezullimin e matjes.

Kambanën e alarmit për pabesueshmërinë e kësaj kompanie e ka ngritur edhe një raporti i Këshillit të Europës që thotë se ka dyshime se Telemetrix mund të manipulojnë qëllimisht të dhënat kundrejt pagesave. Studimi, i kryer nga një prej ekspertëve më të njohur në botë të kësaj fushe, ka dalë në përfundimin se kompanitë që masin audiencën televizive në Shqipëri, përdorin sisteme me kufizime të mëdha dhe nxjerrin të dhëna me besueshmëri të ulët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME