Categories Lajme

“Komunisti më i zi është komunisti antikomunist”/ Bozo: Reforma të mëdha në 8 vite të PS, kjo qeveri ka ekspertë të mirë

Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në Tiranë, inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, u shpreh sot se PS gjatë këtyre 8 viteve ka bërë reforma të mëdha.

Gjatë një interviste televizive, Bozo foli për kandidimin e saj në listën e PS për Tiranën duke u ndalur tek disa momente të këtyre ditëve pas shpalljes së kandidimit.

“U aktivizova shumë në javën e parë pas propozimit që më bëri Kryeministri dhe më ftuan në disa televizone ku unë shpreha arsyen pse e pranova, pasi besova kaq shumë te kjo forcë politike. Besova se njeriu ka sy e veshë dhe shikon se ku e merr një forcë politike pushtetin në dorë dhe se ku e çon ajo pas 4 vjetësh apo 8 vjetësh”, u shpreh Bozo.

“Dhe duke parë arritjet e këtyre 8 viteve, me ato reforma shumë të medha, reforma administrative, ajo në arsim, në energjetikë, në pensione, reforma më e madhe në drejtësi, nuk ke se si të mos besosh në këtë forcë dhe të mos punosh bashkë me të tjerët që ta çosh punën para. Fushata ime e deritanishme ka qenë kryesisht në daljet publike dhe biseda me njerëz, por pa bërë takime masive që të mos shkel rregullat antikovid”,- tha Bozo.

Ajo tha se politika duhet të ketë në fokus hallet e njerëzve.

“Është ajo politikë që vendos dhe përcakton rregulla që zgjidhin hallet e njerëzve, që mund të jenë në të gjitha fushat, biznes apo kërkim shkencor qoftë. Prandaj njerëzit votojnë, që të zgjidhin hallet e një bashkësie. Ndaj edhe politika e mirë priret nga hallet e një bashkësie, jo nga problemet apo interesat personale. Një sfidë e përbashkët mund të jetë arsimimi”,- tha Bozo.

“Për shumë kohë pas viteve ’90, arsimimi mbeti mbrapa si sistem, por së fundmi kemi bërë shumë. Politika e mirë, është ajo që mendon për politika të zhvillimit afatgjatë, planifikime afatgjata që përcaktojnë se cfarë mundësish ti ke si vend, çfarë mundësish financiare ke dhe çfarë mund të fillosh ti vetë me këto forca të tua, e më pas me mbështetjen e partnerëve që neve nuk na ka munguar qoftë nga BE, qoftë nga SHBA”,- shtoi ajo.

“Politikë e mirë, është kur ti nuk premton gjëra që nuk i ke kalkuluar mirë dhe duhet t’i shtrish këmbët sa ke jorganin, se ndryshe plevitosesh. Pra ato që thuhen, duhen kalkuluar mirë dhe kjo qeveri mendoj unë, ka ekspertë të mirë që i bëjnë këto kalkulime dhe ndaj punët kanë ecur përpara. Sa më shumë të aktivizohen specialistët, aq më shumë përparojnë gjërat”,- tha Bozo.

“Ato daljet daljet publike të kryeministrit janë shumë bindëse dhe njerëzit duhet ta kuptojnë që ne ishim këtu, arritëm këtu pas kaq vitesh dhe duhet të shkojmë diku tjetër”, theksoi Bozo.

“Politika e mirë mendon gjithmonë për shumë shtresa shoqërore. Një nga sfidat për shembull që nuk duhet ta harrojmë, është se gruaja, gjysma më e mirë e shoqërisë duhet patjetër të gjejë vendin që i takon në të gjitha sferat. Sot për shembull ne i kemi arritur kuotat gjinore dhe i kemi tejkaluar, jemi nga qeveritë e botës me më shumë gra ministre dhe do të thotë që drejtuesit e kanë kuptuar se qeveria ka sukses me gratë. Mos të mërziten burrat, por gratë janë më korrekte, e shfrytëzojnë kohën më mirë, janë më racionale në vendimet që ato marrin. Fati i gruas shqiptare duhet të na shqetësojë gjithmonë”,- tha Bozo.

E pyetur për diktaturën, ajo tha se diktaturën komuniste e dënon me forcë dhe Enver Hoxha padyshim ishte një diktator.

“Unë kam një jetë të jetuar me parimet e me punën time dhe bindjet e mia as nuk i kam negociuar, as kam ndërmend t’i negocioj në këtë moshë me askënd! Për më tepër nuk kam ndërmend të merrem me ata që merren me shtrembërimin e fjalëve te mia, për qëllime të rëndomta politike”, komentoi ajo.
“Diktaturën komuniste e dënoj me forcë dhe Enver Hoxha padyshim ishte një diktator. Por refuzimi i çdo relativizimi të krimeve të diktaturës, nuk më pengon dot të vlerësoj me respekt shkencëtarët dhe profesionistët e asaj kohe dhe gjithë popullin e thjeshtë që kanë punuar me ndershmëri”, vijoi Bozo.
“Pafuqia për të mos e parë atë kohë vetëm bardhezi është sindromë e servilëve apo spiunëve të atëhershëm, që janë “xhelatët” e mendimit ndryshe të këtyre 30 vjeteve. Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature. Ata që shajnë, akuzojnë dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe. Ekstremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav Haveli që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje per ta”,- shprehet Bozo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME