Categories Lajme

Koncepti klasik i luftës politike për pushtet

Masat kundër koronavirusit kanë hyrë në fuqi më 17 tetor në Paris dhe në qytete të tjera të mëdha të Francës. Ky vendim i autoriteteve franceze vjen pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. Nga ora 21:00 deri në orën 6:00 do të jetë ora policore, e cila pritet t’i afektojë 20 milionë njerëz. Kjo masë vjen pasi një ditë më parë autoritetet regjistruan, më shumë se 25,000 raste me COVID-19 në mbarë Francën. Përderisa ora policore ka marrë mbështetjen e publikut, zyrtarët në disa qytete franceze druajnë se masat kundër koronavirusit, do të kenë ndikim të madh në aspektin social dhe ekonomik të vendit.

Masat në Francë do të jenë në fuqi për të paktën katër javë. Pronarët e restoranteve kanë kundërshtuar orën policore, duke thënë se kjo nuk ka kuptim, për shkak se tashmë autoritetet kanë vendosur rregulla strikte të distancës fizike. Në mbarë Francën po ashtu janë ndaluar dasmat dhe ndejat e tjera publike dhe njerëzit janë udhëzuar që në tubimet private në shtëpi, të mos mblidhen më shumë se gjashtë persona. Në gjithë Evropën së fundmi është regjistruar numër i lartë i rasteve të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, Gjermania ka regjistruar 7,830 raste të reja – shifra më e lartë e infektimeve ditore që prej se ka nisur pandemia. Në total, në Gjermani janë regjistruar 356,387 raste me koronavirus dhe 9,767 viktima. Në Austri, qeveria ka njoftuar se ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg është infektuar me koronavirus, pasi kishte marrë pjesë në një takim me homologët e tij të Bashkimit Evropian më 12 tetor, andaj si preventivë, të gjithë pjesëtarët e Qeverisë austriake do t’i nënshtrohen testit për COVID-19.

Italia po mëton të vendosë masa të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit, teksa brenda 24 orëve janë regjistruar 8,804 raste të reja me këtë virus. Në Shtetet e Bashkuara, kanë vdekur më shumë se 218,000 persona dhe mbi 8 milionë persona janë infektuar. Në mbarë botën, 1,1 milion persona kanë vdekur nga virusi dhe 39,2 milionë janë infektuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME