Categories Lajme

Konferenca e Donatorëve në Varshavë, Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e donatorëve për Ukrainën në Varshavë ku Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën.

Rama tha se shpresojmë t’i jepet fund luftës sa më shpejt.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Varshavë, Poloni, në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën, e bashkëorganizuar nga Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki dhe Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

Konferenca, me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive i dedikohet qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta.

Në përgjigje të rritjes së shpejtë të nevojave, OKB-ja ka ngritur strukturat e posaçme për të hyrë në zonat më të goditura në ndihmë për shpëtimin e jetëve, duke vendosur ekspertë, për koordinimin, angazhimin e komunitetit, mbrojtjen dhe menaxhimin e informacionit.

Ndërkohë, që kërkohet më tepër nga komuniteti ndërkombëtar për t’iu përgjigjur intensitetit të këtyre nevojave.

Edhe Shqipëria radhitet përkrah vendeve kontribuuese, angazhim të cilin Kryeministri Edi Rama e shprehu gjatë kësaj Konference.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME