fbpx
Lajme

Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë, flet presidenti Meta: Nuk kam asnjë koment, vetëm një duartrokitje për vendet

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin ”Open” ka përshëndetur Konferencën e Donatorëve, vendet që dhanë grante, mbështetje, hua por edhe punët e mira të Edi Ramës dhe qeverisë sa i përket këtij drejtimi.

Ai shprehet se donacionet në Bruksel ishin mbështetje për popullin shqiptar dhe duke duartrokitur Ramën ka thënë se ka për detyrë t’i çojë tek qytetarët e prekur nga tërmeti.

”Nuk kam asnjë koment vetëm një duartrokitje për vendet që mbështetën sot Shqipërinë.Të punohet që këto euro të shkojnë për qytetarët në nevojë dhe të mbyllet kjo dramë. Unë mendoj se kjo është një mbështetje ndaj popullit shqiptar dhe Rama e ka për detyrë që këto fonde të shkojnë tek qytetarët. SHBA gjithë fondin e saj e çoi për transparencën. Nuk më intereson, më intereson se këto ndihma të shkojnë tek qytetarët shqiptarë. Pastaj këto janë për analizë të forcave politikë.

Jam gati të duartrokas për kryeministrin dhe qeverinë për çdo punë të mirë që kanë bërë. Aty bënë thirrje për transparencë sepse ato fonde janë për popullin shqiptar, as për Presidentin as për kryeministrin. Është bërë një punë e madhe në këtë drejtim dhe nuk kam pse të jem ironik për diçka që e besoj.”- tha Meta.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button