Categories Lajme

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Lezhës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Lezhës, Elsa Ulliri.

Trupi gjykues përbëhej nga Roland Ilia kryesues, Pamela Qirko anëtare dhe Etleda Çiftja relatore. Hetimi u bë në të tre kriteret: Pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Gjyqtarja Ulliri ishte e pranishme dhe shprehu gëzimin kur u shpall vendimi i cili u pasua dhe me një përqafim me një të afërmen e saj.

Gjatë seancës dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi gjyqtares Elsa Ulliri shpjegime për bilanc negativ të familjes në shuma të vogla dhe për disa vendime penale. Ulliri e vlerësoi hetimin nga KPK dhe kërkoi të konfirmohej në detyrë.

Elsa Ulliri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe prej asaj kohe ushtron funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME