Categories Lajme

Konflikti/ Babë e bir plagosën rëndë 3 persona, arrestohet 25-vjeçari në Përmet

25-vjeçari Justin Ndina, i kërkuar si bashkautor i plagosjes së rëndë, me sende të forta, të 3 shtetasve, ngjarje e ndodhur më 28.10.2022, është kapur nga policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se autori tjetër i kësaj plagosjeje (babai i të ndaluarit), u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Agjencia”, në Përmet.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara, si dhe duke u mbështetur në inteligjencën informative, bënë të mundur kapjen në qytetin e Tiranës, dhe ndalimin e shtetasit J. N., 25 vjeç, banues në Përmet.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 28.10.2022, në bashkëpunim me babanë e tij, shtetasin K. N. (të arrestuar menjëherë pas ngjarjes), janë konfliktuar në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, me 3 shtetas të tjerë, të cilët i kanë plagosur rëndë, me sende të forta.”, thuhet në njoftimin e policisë. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME