Lajme

Konflikti me subjektin e OFL-së, Ky është biznesmeni nga Fieri, detaje

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me k rimin e rëndë që tronditi mbrëmë Fierin, ku u v ra një 57-vjeçar. Demir Backa u qëllua për v dekje nga një automjet në lëvizje.

Në makinën e d jegur në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass e cila ishte e tipit ‘C Class’ me portobagazh policia ka gjetur 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për k rimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja.

V iktima Demir (Dem) Backa i ekzekutuar ditën e djeshme pranë një qendre tregtare, ishte pronar i Bar-Restoranti “Piazza” në Fier. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se atentati mafioz është kryer për hakmarrje. Policia është përqendruar ne te shkuarën e Demir Backës dhe rezulton se disa muaj me parë ai ka prishur ekuilibrat dhe ka pasur një k onflikt me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL. Nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se në atentat kanë marrë pjesë 2 persona. Kujtojmë se v iktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, Medi Backës, i cili është v rarë në 1997-ën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: