Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me konfliktin e ndodhur gjatë ditës së sotme për motive pronësie, i cili ka degjeneruar në dhunë dhe të shtëna armësh mes dy familjeve, Nikolla dhe Kaçi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ku mes personave të përfshirë është edhe një punonjës i Gardës së Republikës, Martin Nikolli i cili ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka “zbuluar” dëshminë e njërit prej viktimave të sulmit, Paulin Kaçit.
Sipas Berishës, anëtarët e familjës Nikolla (ku Martin Nikolla është punonjës i Gardës dhe shoqërues i kryeparlamentares Lindita Nikolla) i kanë zënë pritë anëtarëve të familjës Kaçi dhe kanë qëlluar me armë, shkopa bejsbolli e sende të tjera të forta në drejtim të tyre.
Për fat të mirë nga të shtënat nuk është lënduar njeri, ndërsa policia ka bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Reagimi i Berishës:
Të fortët e me pushtet bëjnë ligjin me revole dhe shkopinj!
Një konflikt ka ndodhur në Hamallaj, mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi. Martin Nikolla i forti i qeverisë, punonjës i Gardës, me detyrë shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla, ka gjuajtur 5 herë me armë në drejtim të familjes Kaçi. Së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të tjera të forta familjen Kaçi.
Këtu më poshtë keni rrëfimin e njërit prej viktimave të këtij sulmi kriminal, Paulin Kaçi.
????‘Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur.
Kam dalë të gjithë si vëllezër për t’u zënë me babën. Më vonë kemi dale në. Ata filluan të gjuanin 4-5 herë me armë zjarri, por falë zotit nuk na zunë plumbat.
Martin Nikolli erdhi për të na vrarë se është shoferi i Lindita Nikollës. Janë të fortë.
Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, pasi është ngjitur me shtëpinë. Duan të bëjnë të fortin e të mos shohin as majtas e as djathtas. Janë dikush tani. Kanë pushtet.
Vetëm ne kemi konflikte me ta në lagje. Sa herë që kalojnë para oborrit të shtëpisë sime, më ofendojnë babën, nanën, kunatën dhe këdo. Këtë gjë unë nuk e pranoj.
U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, si zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor”, u shpreh Paulin Kaçi.
Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur.