
Martin Nikolli, punonjësi i gardës, i cili u përfshi në një konflikt për motive pronësie këtë të dielë në Hamallaj të Durrësit, u arrestua në flagrancë. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Në dëshminë e tij, Martin Nikolla ka deklaruar se nuk ka dashur që të qëlloj mbi anëtarët e familjes Kaçi, por ka qëlluar më shumë për t’i trembur. Gardisti ka kërkuar falje ndaj kolegëve të tij, duke theksuar ka qene i detyruar ta përdorte armën e shërbimit, pasi familja Kaçi ishte në një numër shumë të madh anëtarësh të cilët po vinin për t’u konflikuar.
Gardisti ka deklaruar se nuk ka dashur që të qëllojë mbi anëtarët e familjes Kaçi, por më shumë për t’i trembur, pasi, sipas tij, kanë qene një numër shumë i madh i familjes Kaçi, të cilët po vinin për të bërë sherr me familjarët e tij. Edhe për këtë arsye tha kam qëlluar në ajër, jo për ndonjë qëllim tjetër apo për t’i dëmtuar ata.
Megjithatë, ai është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u kapur nga policia disa orë më pas.
Ai ka kërkuar ndjesë te kolegët e tij të policisë, ku ndër të tjera ka pranuar se ka qenë i detyruar ta përdorte armën e shërbimit, pasi familja Kaçi ishte në një numër shumë të madh anëtarësh të cilët po vinin për t’u konfliktuar.
Ai thotë se kanë tentuar disa herë të ulen e të bisedojnë, por ka qenë e pamundur për shkak se bisedat kanë vijuar me tone të larta dhe për të mos agravuar konflikti, ata janë shmangur disa herë për të mos u përballur me anëtarët e familjes Kaçi, por kjo nuk ka zjatur shumë për shkak se ata janë shumë afër me njëri-tjetrin.
Madje ai ka shtuar se konfliktet e herë pas herëshme ishin provokuar nga anëtarët e familjes Kaçi, teksa tregon se madje nuk janë treguar bashkëpunues për të zgjidhur konfliktin dhe ngjarja ishte e pritshme për shkak se situata ishte thuajse gjithmonë e tensionuar.
“Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Më pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur. Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta”, tha Nikolla në dëshimë e tij.
Martin Nikolli kishte filluar punë në Gardën e Republikës në korrik të vitit 2006, me detyrën shofer në zyrën për shërbimet e delegacioneve. Në këtë detyrë është rekrutuar asokohe nga Ndrea Prendi, Komandanti i përgjithshëm i gardës, i njohur për publikun si drejtuesi i grupit të zjarrit që qëlloi me armë zjarri në 21 janar 2011, duke lënë 4 protestues të vrarë.
Më pas, në nëntor të vitit 2007 është emëruar shoqërues/ shofer për Presidentin e Republikës Bamir Topi, detyrë që e ka kryer deri në vitin 2012. Në periudhën 2012-2017 ka punuar si shofer në struktura shërbimi në gardë.
Më tutje, prej vitit 2017 deri në vitin 2021 ka shërbyer si truprojë dhe shofer për zëvendëskryeministrin.
Së fundmi, prej shtatorit 2021 mbante detyrën e shoferit rezervë për Kryetarin e Kuvendit, por pa qenë asnjë ditë shoferi i makinës së Lindita Nikollës përgjatë aktivitetit të saj të përditshëm si kryeparlamentare.