Categories Lajme

Konflikti për pronën në Theth, 1 i plagosur dhe 1 në pranga

Një 59-vjeçar nga Laçi është arrestuar nga policia e Shkodrës për plagosje të rëndë me dashje.

Në pranga ka rënë shtetasi P. Th. Po kështu u ndalua dhe shtetasi i shpallur në kërkim policor A. B., 30 vjeç, banues në Theth, për veprat penale “Vetëgjyqësia” “Kanosja” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

“Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi A. B., bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”) kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th. Për këtë rast janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër” sqaron policia.

Por ditën e djeshme shtetasi A. B. është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. Th dhe për pasojë shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME