Lajme

Konispol, Prokuroria zbërthen telefonin e autorit, bisedat kompromentuese

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sekuestrimi e 35 kg m arijuanë në Konispol. Prokuroria e Sarandës ka zbuluar të dhëna të reja pas kontrolleve të kryera në telefonin e autorit Lutfi Faslliu.

Konkretisht janë zbuluar mesazhe të dërguara në rrjetet e komunikimit në aplikacionet ‘WhatsApp’ dhe ‘Messenger’ drejt disa numrave të ndryshëm shqiptarë ose grekë, ku në përmbajtje të bisedave evidentohet fakti i transportimit të lëndës narkotike drejt shtetit grek.

Në vijim, është disponuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik në lidhje me telefonin e s ekuestruar të këtij shtetasi, me qëllim zbulimin e më shumë të dhënave të cilat eventualisht mund të jenë fshirë nga i dyshuari”.

35 kg marijuanë u sekuestruan në 6 tetor në një banesë në Konispol, ku u arrestuan çifti Lutfi e Shano Faslliu (Demce), për të cilët Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në b urg”.

Ata fillimisht u kapën nga policia në vendin e quajtur “Ura e Cukës” duke transportuar dy klandestinë egjiptianë, por më pas gjatë kontrollit të kryer në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kallashnikov dhe 35 kg ma rijuanë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: