Categories Lajme

Kontrata e punës/ Arsyet pse u lirua Endrit Dokle nga burgu

Gjykata e Krujës ka liruar sot nga burgu ish kreun e bandës së Durrësit, Endrit Dokle. Por cila është arsyeja e lirimit? Një kompani ndërtimi, e quajtur “Mateo Konstruksion” i ka siguruar një vend pune Dokles, kontratë e firmosur që në tetorin e vitit 2019. Sipas saj, Dokle do të paguhet 350 mijë lekë të vjetra në muaj, plus edhe sigurimet shëndetësore. Ai do të jetë në një periudhë 3-mujore prove, ndërsa më pas do të firmoset një kontratë 1-vjeçare. Gjykata e Krujës liron me kusht Endrit Doklen, të dënuarin me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit. Vendimi u mor mesditën e së martës nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, pavarësisht kundërshtimit të prokurorisë.

Pasi shqyrtoi çështjen për disa muaj me radhë, gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e burgut të Fushë Krujës të të dënuarit me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike, që mbeten për t’u sqaruar. Vendimi i gjykatës që është në vazhdën e një sërë vendimmarrjesh të shumë diskutuara të sistemit të drejtësisë, pritet të apelohet nga prokuroria e Krujës. Burime pranë institucionit të akuzës, thanë se gjykata ka vendosur në zbatim të gabuar të ligjit, e për këtë shkak do t’i drejtohen Apelit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME