fbpx
Lajme

Kontrolle derë më derë personave të prekur : Nuk do të ketë asnjë tolerim

Policia në Shkodër ka marrë masa për të siguruar respektimin e vetëkarantinimit për personat e prekur me COVID-19. Përmes një postimi në facebook, Policia bën me dije se patrulla po ushtrojnë kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të infektuar, duke paralajmëruar se “nuk do të ketë asnjë tolerim”. Po ashtu, Policia e Shkodrës i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë distancimin social, si dhe bizneseve që të respektojnë protokollet e sigurisë.

Njoftimi i policisë: Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit. Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve. Policia e Shkodrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button