Categories Lajme

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore e Fierit, detaje

Fier, Kontrolle intensive nga Policia Rrugore e Fierit me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në drejtim të shkeljeve të cilat janë burim aksidenti.

Nga kontrollet e ushtruara, janë konstatuar dhe kapur në kushtet e flagrancës 8 shtetas për drejtim të mjetit të pa paisur me leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Janë proceduar administrativisht gjithsej 2129 drejtues mjetesh.

917 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë proceduar administrativisht 142 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

257 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 280 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 73 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 4 të tilla për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 35 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Si dhe janë vendosur 357 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia Rrugore Fier do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falenderon drejtuesit e mjeteve si dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME